Ngjarja tragjike në Prishtinë, ja kur varroset çifti Sopi

Aktuale

Ngjarja tragjike në Prishtinë, ja kur varroset çifti Sopi

Më: 15 mars 2021 Në ora: 14:53
Si pasojë e të shtënave me armë pa shenja jete mbetën Lulzim Sopi dhe bashkëshortja e tij, Sebahate Sopi

Një ngjarje tragjike ndodhi mëngjesin e djeshëm në lagjen ‘Emshir’ të Prishtinës.

Si pasojë e të shtënave me armë pa shenja jete mbetën Lulzim Sopi dhe bashkëshortja e tij, Sebahate Sopi.

Sipas hetimeve të para është bërë e ditur se i dyshuari Lulzim Sopi goditi me armë së pari Sebahaten e më pas edhe veten.

Organet e hetuesisë morën vendim që trupat e pajetë të dërgohen në IML për obduksion.

Ndërsa varrimi i Lulëzimit dhe Sebahate Sopit bëhet nesër duke nis nga ora 15:00, në varrezat e qytetit në Gjilan.

Duhet përkujtuar që dyshja kishin pasur probleme të vazhdueshme dhe ishin në një procedurë të divorcimit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat