Rrëfimi rrëqethës: “A t’ia bëjmë sikur atij tjetrit” – kështu e kishte rrahur komandant “Ujku” një person rreth të 40-tave në Jabllanicë

Aktuale

Rrëfimi rrëqethës: “A t’ia bëjmë sikur atij tjetrit” – kështu e kishte rrahur komandant “Ujku” një person rreth të 40-tave në Jabllanicë

Nga: N. H Më: 16 mars 2021 Në ora: 18:22
Pjetër Shala dhe Fatmir Limaj

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala, i njohur në luftë me nofkën “Komandant Ujku”, është arrestuar sot në Belgjikë, në bazë të një urdhërarresti të lëshuar nga Gjykata Speciale me seli në Hagë.

Shala, i cili ishte duke jetuar në Belgjikë, akuzohet për krime lufte. Aktakuza kundër tij është konfirmuar nga gjykatësi i procedurës paraprake të Speciales. Ai po mbahet i ndaluar, në pritje të transferimit për në paraburgimin e Speciales në Hagë.

“Ujku”, gjatë kohës së luftës ka qenë i angazhuar në zonën e Dukagjinit si komandant në fshatin Dujakë.

Image
Pjetër Shala në Tiranë

Ndërsa, së fundi është duke qarkulluar edhe një pjesë e librit “Lufta dhe dilemat shqiptare”, të gazetarit Maxhun Smajli, ku personazh i një ngjarje është pikërisht ish-komandanti i arrestuar sot nga Specialje.

Aty theksohet se “Ujku” kishte filluar të provokonte dhe frikësonte në forma të ndryshme gazetarin Smajli.

“Pjetër Ukaj, i njohur me nofkën “Ujku”. “Ujku” në shtabin e Jabllanicës së Gjakovës provokon, kërcënon, keqtrajton dhe dhunon shqiptarë të pafajshëm njësoj sikur serbët. Ja si i paraqet autori i këtij libri sjelljet e “Ujkut”: Ky filloi të më provokojë […] duke i thënë një ushtari që ishte në këmbë përballë tij, prapa meje: "A ta çojmë atje?". Pastaj e vari shufrën e gomës në një varëse në uniformën e tij dhe e nxori një thikë të ndryshkur, apo të papastruar nga gjaku… Të njëjtit ushtar i thoshte: “A t’ia bëjmë sikur atij tjetrit”, thuhet në këtë rrëfim.

Ndërsa, po ashtu në këtë pjesë të librit, tregohet po ashtu se si komandant “Ujku”, e kishte rrahur rëndë një person rreth të 40-tave.

Image

“Apo edhe më keq: …Pasi hymë brenda dyerve të oborrit, në një plevicë në shtylla betoni, Ujku kishte qenë duke e rrahur një person rreth të 40-tave, ... derisa e keqtrajtonte pa mëshirë, shikimin e mbante tek unë. Sikur donte të më thoshte se kështu do ta përjetosh edhe ti një dite. (faqe 91)”, thuhet në këtë liber.

Image
Pjetër Shala
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat