Vetarani i UÇK-së, Rrahman Mani nuk po mund ta mbuloj as 30% të shumës që i duhen për operim

Aktuale

Vetarani i UÇK-së, Rrahman Mani nuk po mund ta mbuloj as 30% të shumës që i duhen për operim

Më: 16 mars 2021 Në ora: 20:30
Rrahman Mani

Rrahman Mani nga Podujeva i doli në mbrojtje atdheut kur ishte nevoja, por ai me pensionin e veteranit nuk po ia del t’i mbulojë shpenzimet shëndetësore.

Për më keq veterani i luftës sot ka mbetur i vetëm dhe i harruar pothuajse nga të gjithë.

“Jam Rrahman Mani. Kam kontribuar për çështjen kombëtare të Kosovës që nga viti 1968. Kam kontribuar që vendi ynë të bëhet i pavarur…Me 170 euro të veteranit nuk kam mundur as një kafshatë bukë ta ha. Kam mbetur i vetëm”, rrëfen ai.

Pos vetmisë Rrahmanin po e mundojnë edhe sëmundjet.

“Jam shumë i sëmurë. Më duhet t’i bëjë dy operacione. Për operacionin që do ta bëjë në Prishtinë tashmë kam bërë terminin”.

Ministria e Shëndetësisë e ka mbuluar 70% të kostos së operacionit por 72 vjeçari thotë se nuk ka mundësi ta mbulojë pjesën tjetër prej 30% të shumës.

“Komplet operacioni kushton 19 mijë euro. Faleminderit ministrisë që ma ka mbuluar 70% të shumës. Por mua më duhet të qëndrojë edhe disa ditë i shtrirë në spital pas operacionit. Unë për këto duhet të kem para. Ku t’i marrë këto para”, shton më tej Mani.

Ministria e Shëndetësisë thotë se janë disa pacientë kur iu mbulohen të gjitha shpenzimet, por në këtë grup nuk bënë pjesë edhe Rrahman Mani.

Fondi për Sigurime Shëndetësore është themeluar në vitin 2013. Në këtë fond qeveria derdh rreth 10 milionë euro, ku përfitues janë pacientët që nuk mund të trajtohen në institucionet publike shëndetësore të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat