Rritja alarmante e rasteve me koronavirus, Paçarizi reagon ashpër: Ky është rezultati i vërtetë i fushatës!

Aktuale

Rritja alarmante e rasteve me koronavirus, Paçarizi reagon ashpër: Ky është rezultati i vërtetë i fushatës!

Nga: A.Morina Më: 19 mars 2021 Në ora: 16:29
Rrahman Paçarizi

Analisti politik, Rrahman Paçarizi, ka reaguar pas rritjes së numrit të të infektuarve dhe të vdekurve me koronavirus në Kosovë.

Paçarizi tha se këto statistika tregojnë rezultatin e vërtetë të fushatës elektorale.

“Kjo rritje është rezultat direkt i fushatës. A kanë vlejtë këto humbje në raport me fushatën e vjeljes së votave, apo s'ka dert se ata që e humbën jetën janë pleq? Më se 10 mijë të infektuar e më se 130 të vdekur, a thua sa peshojnë në ndërgjegjen e politikanëve?”, shkroi Paçarizi në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

PËR 10 DITE 76 TË VDEKUR E 6402 TË INFEKTUAR - KY ËSHTË REZULTATI I VËRTETË I FUSHATËS

Vetëm ne dhjete ditët e fundit kane vdekur 76 persona dhe janë infektuar te paktën 6402. Pothuajse i njëjtë ishte ky bilanc tragjik edhe ne dhjetëditëshin e kaluar.

Kjo rritje është rezultat direkt i fushatës. A kane vlejte këto humbje ne raport me fushatën e vjeljes se votave, apo s'ka dert se ata qe e humben jetën janë pleq? Me se 10 mije te infektuar e me se 130 te vdekur, a thua sa peshojnë ne ndërgjegjen e politikaneve?

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat