Haradinaj jep dorëheqje nga pozita kryetarit të Degës së AAK-së në Deçan

Aktuale

Haradinaj jep dorëheqje nga pozita kryetarit të Degës së AAK-së në Deçan

Nga: A.SH Më: 20 mars 2021 Në ora: 18:38
Foto gjatë takimit

Pas shpalljes së kandidaturës për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të Degës së AAK-së në Deçan.

Ai ka thënë se, arsyeja është gara politike për kryetar të kryeqytetit.

Postimi në Faceook:

Të dashur anëtarë dhe simpatizantë të AAK-së, si dhe ju qytetarë të Deçanit,

Ju njoftoj se sot kam dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të Degës së AAK-së në Deçan. Arsyeja është gara ime politike për kryetar të kryeqytetit.

Ju jam mirënjohës mijëra aktivistëve e simpatizantëve të AAK-së si dhe qytetarëve të Deçanit, të cilët kurrë nuk hoqën dorë nga vizioni ynë për Deçanin dhe për Kosovën, dhe këtë përcaktim gjithmonë e kthyen në fitore.

Këtë model fitoreje këtë herë do ta bartim në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë!

Aleanca në Deçan do të vazhdojë të jetë parti e orientimit kombëtar e pro-përendimor dhe gjithmonë në krah të qytetarit.

I juaji,

Daut Haradinaj

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat