Arben Gashi publikon foto duke i përshëndetur deputetët e LVV-së dhe shkruan disa fjalë

Aktuale

Arben Gashi publikon foto duke i përshëndetur deputetët e LVV-së dhe shkruan disa fjalë

Më: 22 mars 2021 Në ora: 14:38
Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi është një nga deputetët të cilët u betuan sot në legjislaturën e tetë me radhë të Kuvendit të Kosovës.

Pas betimit, Gashi ka publikuar një fotografi në të cilën shihet duke përshëndetur deputetët e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Gashi tha se sot filluan një rrugëtim të ri, duke besuar në vlerat politike të LDK-së dhe duke u bazuar në besimin e dhënë nga votuesit.

“Sot filluam një rrugëtim të ri, duke besu në vlerat politike të LDK-se, dhe duke u bazuar në besimin e dhënë nga votuesit tonë!”, shkroi Gashi.

Duke bërë shaka pak para nisjes së seancës konstituive, Arben Gashi iu drejtua ish bashkëpartiakut të tij, tani deputet nga radhët e VV-së në kuadër të listës së Vjosa Osmanit, Faton Peci duke i sugjeruar që të ulet në anën e ulëseve të ndara për deputetët e LDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat