Gazeta belge shkruan për Vjosa Osmanin: Politikane dhe feministe me duar të pastra

Aktuale

Gazeta belge shkruan për Vjosa Osmanin: Politikane dhe feministe me duar të pastra

Më: 23 mars 2021 Në ora: 17:47
Vjosa Osmani

Njëra ndër gazetat më të njohura belge, ‘’La Libre’’, ka ndarë sot një artikull për kandidaten për Presidente të Kosovës, Vjosa Osmani.

Kjo gazetë ndër më të njohurat në Belgjikë, e përshkruan deputeten, njëkohësisht pretendenten për Presidente të Kosovës, si ”një politikane dhe feministe me duar të pastra”.

Sipas kësaj gazete, Osmani mishëron vullnetin për ndryshim të një gjenerate të re të shqiprarëve.

Vjosa Osmani në zgjedhjet e 14 shkurtit ka bërë historinë, duke dalur si personi me i votuar në këto zgjedhje.

Osmani ka marrë plot 300 mijë e 788 vota, duke lënë prapa kundërkandidatin tjetër për President, Ramush Haradinajn si dhe kandidatët e tjerë që ishin për kryeministër.

Edhe në zgjedhjet e vitit 2019, Vjosa Osmani ishte gruaja më e votuar duke marrë 176 mijë e 016 vota.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat