Pasi mori detyrën e ministres, Nagavci premton rezultate historike për arsimin

Aktuale

Pasi mori detyrën e ministres, Nagavci premton rezultate historike për arsimin

Më: 23 mars 2021 Në ora: 19:46
Arbërie Nagavci

Ministria e re e MASHT-it, Arbërie Nagavci pas marrjes së detyrës ka shkruar disa fjalë përmes rrjetit social në Facebook, shkruan Syri.net Kosova.

"Sot më është besuar detyra më me vlerë dhe me peshën më të madhe që kam pasur në rrugëtimin tim profesional dhe politik– detyra që ta drejtojë Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.", ka shkruar ajo.

"E di që rruga jonë ka përpara shumë vështirësi, por rezultatet tona do të jenë historike në fushën e arsimit në Kosovë. Ne do të punojmë shumë për ta ndryshuar këtë realitet në të cilin gjendemi dhe do të jemi këmbëngulës në arritjen e qëllimeve tona!
Kosova e meriton që të jetë vendi i realizmit të ëndrrave arsimore, profesionale dhe shkencore të çdo qytetari të Kosovës dhe me punë dhe vendosmëri do ta arrijmë!", ka shtuar mes tjerash Nagavci.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë, kolegë dhe bashkëpunëtorë,
Sot më është besuar detyra më me vlerë dhe me peshën më të madhe që kam pasur në rrugëtimin tim profesional dhe politik– detyra që ta drejtojë Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.

Falënderoj Kryeministrin z. Albin Kurti, i cili ka besuar në mua që të drejtojë Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, që së bashku ta rimëkëmbim dhe t’i japim dritë dhe vlerë arsimit dhe shkencës, për një të ardhme më të mirë për Kosovën tonë!

Ky besim më obligon që të punojë me përkushtimin më të lartë pa u ndalur asnjëherë, që të jem zëri i fortë i të gjithëve, pjesë e një ekipi me të cilët do të punojmë për ta rimëkëmbur arsimin në Kosovë.

Me një bashkëpunim me ekspertë dhe profesionistë, si brenda dhe jashtë vendit, me transparencë, me parime dhe dinjitet, do t’i arrijmë rezultatet që i synojmë.
Qëllimi ynë gjatë këtij rrugëtimi do të jetë rimëkëmbja e arsimit, arsimimi cilësor dhe konkurrues me vendet perëndimore, krijimi i hapësirës dhe përkrahja e përparimit të shkencës në Kosovë, përkrahja pa dallim e të gjithë nxënësve, krijimi i kushteve të barabarta për nxënësit me aftësi të kufizuara, mbështetja e nxënësve me inteligjencë të lartë, ofrimi i mundësive të barabarta për të gjithë, inkurajimi dhe kultivimi i frymëzimit, përkushtimit dhe pasionit për ëndrrat e çdo nxënësi dhe studenti, mësimdhënësi dhe shkencëtari, profesionisti dhe krijimtari.

E di që rruga jonë ka përpara shumë vështirësi, por rezultatet tona do të jenë historike në fushën e arsimit në Kosovë. Ne do të punojmë shumë për ta ndryshuar këtë realitet në të cilin gjendemi dhe do të jemi këmbëngulës në arritjen e qëllimeve tona!

Kosova e meriton që të jetë vendi i realizmit të ëndrrave arsimore, profesionale dhe shkencore të çdo qytetari të Kosovës dhe me punë dhe vendosmëri do ta arrijmë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat