Euronews raporton për kërkesën drejtuar Joe Biden, ka të bëjë me Gjykatën Speciale

Aktuale

Euronews raporton për kërkesën drejtuar Joe Biden, ka të bëjë me Gjykatën Speciale

Më: 24 mars 2021 Në ora: 18:04
Hashim Thaçi

Televisioni kryesor evropian, Euronews ka raportuar lidhur me kërkesen e Shqiptarëve të Shoqatës Atlantiku, kërkesë kjo drejtuar presidentit amerikan, Joe Biden.

Kërkesa e tyre ishte presidenti Biden, ta zhvendos Gjykatën Speciale për krime lufte nga Holanda në Kosovë.

Kryetari i kësaj shoqate, Gani Shehu, ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës argumenton se në këtë mënyrë do të zvogëlohej dëmi i madh ndaj Kosovës.

“Në mënyrë që të zvogëlohet ky dëm dhe që të sigurohet pavarësia e gjykatës ne kërkojmë vëmendjen tuaj për të ndaluar ndërhyrjet politike dhe për të zhvendosur Dhomat e Specializuara nga Haga në Kosovë. Kosova është vend sovran dhe do të duhej të administrojë drejtësinë dhe sistemin e gjyqësisë vetë”, thuhet në letrën që ata ia kanë dërguar Bidenit.

Artikullin e Euronews e gjeni më poshtë:

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat