Vasfije Krasniqi zbulon ofertën e PDK-së dhe telefonatën me Albin Kurtin

Aktuale

Vasfije Krasniqi zbulon ofertën e PDK-së dhe telefonatën me Albin Kurtin

Më: 25 mars 2021 Në ora: 21:50
Vasfije Krasniqi

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Vasfije Krasniqi, ka folur për herë të parë për fitoren e saj si deputete në Kuvendin e Kosovës.

Ajo ka thënë se ka pasur oferta edhe nga Partia Demokratike e Kosovës.

“Kam pasur bisedime edhe me PDK-në. Më kanë dhënë ofertën e tyre, gjithashtu më kanë propozuar edhe numrin tre në listën zgjedhore. Ofertën ma kanë bërë me 1 janar të këtij viti, por më vonë i kam lajmëruar se po i bashkëngjitëm Vetëvendosjes”, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi ka thënë se ofertën nga Lëvizja Vetëvendosje e ka marrë nga vet kreu i kësaj partie, Albin Kurti.

“Ofertën e kam pranuar nga Kurti përmes telefonit. Kemi biseduar disa herë, më ka thënë a pranon t’i bashkohesh listës tonë dhe me kalimin e kohës kemi pasur edhe disa telefonata dhe kam pranuar. Më ka treguar edhe numrin në listën zgjedhore që do ta kem“, ka thënë Krasniqi.

Ajo ka thënë se nuk është anëtare e Vetëvendosje, por vetëm deputete, ndërsa ka thënë se pret bashkëpunim me të gjitha partitë politike brenda Kuvendit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat