Nënkryetari i LDK-së “godet” ashpër Agim Veliun: Mendon veç për vete, ka energji negative

Aktuale

Nënkryetari i LDK-së “godet” ashpër Agim Veliun: Mendon veç për vete, ka energji negative

Më: 25 mars 2021 Në ora: 22:09
Agim Veliu

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gazmend Muhaxheri, ka hedhur kritika ndaj deputetit të kësaj partie, Agim Veliu.

Muhaxheri e ka quajtur Veliun, person që “mendon vetëm për vete” dhe se i ka bërë dëme Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kryetari i Pejës, tha se ia ka tërhequr vërejtjen Veliut, në momentin kur ka vendosur të lë postin e kryetarit të Podujevës, për t’u bërë ministër i Punëve të Brendshme.

Madje, siç thotë Muhaxheri, Veliu i është imponuar ish-kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa.

“Kjo është ajo energjia e keqe, që fola më herët. Unë ia kam tërhjekur vërëjtjen zotërit Veliu, që mos ta lë postin e kryetarit të Podujevës për t’u bërë ministër. Por, ai mendojke vetëm për vete. Edhe ju imponojke kryetarit Mustafa. Shikoni se çka na ndodhi“, tha ndër të tjera Muhaxheri në Debat Plus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat