​Konjufca: Rasim Thaçi-Cima do të mbahet mend për humorin e tij të veçantë në kohën më të vështirë

Aktuale

​Konjufca: Rasim Thaçi-Cima do të mbahet mend për humorin e tij të veçantë në kohën më të vështirë

Më: 27 mars 2021 Në ora: 10:12
Glauk Konjufca

U.D. Presidenti i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti së bashku kanë bërë homazhe për t’i dhënë lamtumirën e fundit artistit të shquar të popullit tonë së humoristit Rasim Thaçi-Cima.

Konjufca theksoi se Rasim Thaçi-Cima gjithmonë do të mbahet mend dhe do të nderohen e kujtohet për humorin e tij të veçantë në kohën më të vështirë, të okupimit.

Konjufca: Humori i Cimës na dha buzëqeshjen edhe në kohën e zymtisë, të okupimit

“Rasim Thaçi ka qenë pjesë e pa ndashme e familjeve tona për dekada me radhë, sepse sidomos për ne që jemi të lindur në vitet e ’80-ta ka qenë e pa mundshme me pritë Vitin e Ri e Rasim Thaçi mos me qenë mysafiri ynë i pa shmangshëm. Ai ka bërë një humor që ka qenë shumë i veçantë, na ka shoqëruar dhe na ka dhënë buzëqeshjen edhe në kohën e zymtisë të okupimit. Prandaj, do të mbahet mend gjithmonë, dhe do të nderohen dhe kujtohet gjithmonë nga populli jonë. Vepra e tij është e pa harrueshme, dhe unë mendoj që edhe humori i ditëve të sotit, i cili është humor i natyrës popullore e që bëhet prej humoristëve tash të rinj është shumë i ndikuar prej asaj që në fund të viteve të 80-ta e bënin “Treshi përsheshi”. Prandaj, jemi këtu që ta nderojmë veprën e tij dhe ne në këtë mënyrë nuk i harrojmë artisët që në kohët më të vështira popullin tonë e ndihmuan që ta kalojë kohën e vështirë dhe po ashtu edhe okupimin”, theksoi Konjufca.

Varrimi i të ndjerit, Rasim Thaçi – Cima do të bëhet në vendlindjen e tij në Vukofc të Drenasit në orën 13:00, i cili dje ka ndërruar jetë pas infektimit me Covid-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat