Miftaraj: Sekretari që e ktheu në punë Vitia, paska bërë huqje të madhe

Aktuale

Miftaraj: Sekretari që e ktheu në punë Vitia, paska bërë huqje të madhe

Nga: A.Zh Më: 27 mars 2021 Në ora: 17:02
Naim Bardiqi dhe Arben Vitia

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka thënë se sekretari i Përgjithshëm në Ministrinë e Shëndetësisë Naim Bardiqi, ka bërë një huqje të madhe, me anulimin e konkursit për angazhim të përkohshëm të stafit shëndetësor në luftën kundër Covid-19.

Miftaraj ka thënë se referenca në Rregulloren 2001/19, në bazë të së cilës është anuluar konkursi, është gabim, pasi kjo rregullore e UNMIK-ut, nuk është më në fuqi, përcjell Bota sot.

Sipas tij, vendimin në fjalë mund t’ia ketë përgatitur dikush Bardiqit, por, siç ka thënë Miftaraj, “nuk duhet të bëhet gabime të tilla”.

Kujtojmë që Bardiqi është rikthyer në këtë pozitë ditë më parë, pasi në qeverinë Hoti, ishte shkarkuar.

Reagimi i Miftarajt në Facebook:

Kthimi i ligjshmërisë në institucione është dhe duhet të mbetet udhërrëfyes për çdo ministër, sekretar të përgjithshëm brenda kompetencave dhe përgjegjësive që ka.

Sidoqoftë, çdo vendim duhet të jetë i bazuar në ligj dhe procedurë.

Në rastin konkret, Sekretari Bardiqi paska bërë huqje të madhe në bazën ligjore lidhur me anulimin e këtij konkursi.

Referenca në Rregulloren 2001/19 është gabim. Kjo rregullore e UNMIK nuk është në fuqi dhe nuk ka vend në bazën ligjore të vendimit.

Autoriteti yt si Sekretar i Përgjithshëm në MSh nuk buron në asnjë rrethanë dhe asnjë mënyrë në atë rregullore, po në ligje tjera mbi administratën shtetërore, e rregulloret e qeverisë mbi fushat e përgjegjësisë administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive që janë të aplikueshme në Kosovë.

Mbase dikush ta ka përgatit vendimin, dhe ai dikush nuk duhet të bëjë gabime të këtij lloji.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat