Këshilltari i ministrit të Albin Kurtit tregon çfarë skandali gjetën në ministri të Pushtetit Lokal

Aktuale

Këshilltari i ministrit të Albin Kurtit tregon çfarë skandali gjetën në ministri të Pushtetit Lokal

Më: 29 mars 2021 Në ora: 14:42
Qeveria e Kosovës

Fidan Kalaja, këshilltari i ministrit të ri të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqit, ka thënë se ministrat e qeverive të kaluara e kanë keqpërdoruar këtë ministri.

Sipas tij Operatori Ekonik “RAD DOO”, ka fituar tender në periudhën e ministrit Todosijević dhe Rakić, përkundër që një biznes i tillë nuk figuron në Agjenicinë e Regjistrimit të Bizneseve në Kosovë.

Kalaja ka shkruar në Facebook se vlera e këtyre tenderëve arrin shifrën e 173,447.00 euro.

“Domethënë “sukses” i ministrave të kaluar të Administrimit të Pushtetit Lokal ka qenë që një Operator Ekonomik “RAD DOO” (që është vështirë të gjendet në ARBK me këtë emërtim) nga 10 tenderë sa i ka marrë në periudhën e ministrit z. Todosijević të marrë 4 tenderë në periudhën e z. Rakić në kuadër të projekteve komunale që i financon MAPL. Vetëm në vitin 2020 ky operator ekonomik nga ky program ka fituar 4 tenderë të ndryshëm në vlerë prej 173,447.00 euro”, ka shkruar ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat