Ky është personi i dytë që u vaksinua në Kosovë kundër COVID-19, pas Albin Kurtit

Aktuale

Ky është personi i dytë që u vaksinua në Kosovë kundër COVID-19, pas Albin Kurtit

Më: 29 mars 2021 Në ora: 17:08
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kryeministri i vendit Albin Kurti është vaksinuar i pari në Kosovë kundër COVID-19.

Pas Kurtit, e dyta u vaksinua doktoresha e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Isme Humolli.

Përveç Kurtit dhe Humollit, tashmë edhe punëtorë tjerë shëndetësorë kanë filluar të vaksinohen në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.

Ndërsa, kujtojmë që Kosova dje është furnizuar me 24 mijë doza të vaksinës Anti-COVID nga AstraZeneca.

Gjatë ditës së nesërme pritet të vaksinohen edhe punëtorët shëndetësorë të Klinikës Infektive.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat