“PDK dhe AAK ia kanë lënë LDK-së në dorë barrën e zgjedhjes së presidentes”

Aktuale

“PDK dhe AAK ia kanë lënë LDK-së në dorë barrën e zgjedhjes së presidentes”

Më: 29 mars 2021 Në ora: 22:17
Donika Emini

Analistja Donika Emini thotë se PDK dhe AAK në mënyrë shumë strategjike i kanë ikur procesit të zgjedhjes së presidentes duke ia lënë në dorë LDK-së barrën.

“Mllefi ndaj LDK-së tash do të jetë edhe më i madh pas tërheqjes strategjike nga AAK dhe PDK. Lutfi Haziri la të nënkuptojë se LDK ka lëvizur pozitivisht në raport më Vjosa Osmanin”, deklaroi ajo në “Debat Plus”.

Emini thotë se testi më i madh i Lumir Abdixhikut do të jetë të bind Agim Veliun në raport me kuorumin e Vjosa Osmanit.

“Nëse Abdixhiku nuk mund të bind Veliun do të ketë problem ta konsolidojë pozitën e tij brenda partisë”, tha ajo.

Analistja ka folur edhe për procesin e vaksinimit, duke kritikuar Kurtin pasi që ky i fundit u vaksinua i pari në Kosovë.

“Kurti ka mundur të del me ndonjë mesazh nga ballkoni i kryeministrisë siç ka vepruar edhe më parë. Merkeli ka thënë se e merr vaksinën kur t’i vijë radha. Njëjtë ka vepruar edhe Boris Johnson në Britani”.

Emini thotë se UNICEF-i më së shumti ka punuarq ë në Kosovë të vijnë vaksinat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat