Reagon edhe Dardan Molliqaj, tregon detaje për shtëpinë e re të Albin Kurtit

Aktuale

Reagon edhe Dardan Molliqaj, tregon detaje për shtëpinë e re të Albin Kurtit

Nga: P.R Më: 29 mars 2021 Në ora: 22:18
Kurti është vendosur të jetojë në një shtëpi në lagjen “Taslixhe” të Prishtinës.

Kryeministri i sapozgjedhur i Kosovës, Albin Kurti tashmë ka ndërruar vendbanimin e tij.

Nga një banesë te parku i qytetit, Kurti është vendosur të jetojë në një shtëpi në lagjen “Taslixhe” të Prishtinës.

E kjo ka nxitur reagimin edhe të ish bashkëpunëtorit të ngushtë të Albin Kurtit, Dardan Molliqajt, tash kryetar i PSD-së.

“Kurti thoshte se në politikë duhet të varfërohemi, e jo të pasurohemi. Çka po ndodh tash? Pse pas 1 jave në qeveri, Kurti ka nevojë të jetojë në shtëpi 500m², kur dihet që ai jeton krejtësisht i vetëm pasi që familja i jeton në Norvegji?”, ka shkruar Molliqaj, përcjellë “Bota sot”.

Postimi i plotë:

”NË POLITIKË DUHET TË VARFËROHEMI, E JO TË PASUROHEMI" - Kurti

Pak vite më vonë, Kurti posedon banesë në vlerë 400,000€ në Norvegji, ndërsa zhvendoset në shtëpi 500m² në Tasligje.

Në shtëpinë që shihni në foto banon Albin Kurti. Për dikë kjo mund të dukej e pabesueshme para pak ditësh, por mendësia e tij çon pashmangshëm këtu.

Mbase militantët e VV-së tash mund të argumentojnë se Kurti nuk e ka blerë këtë shtëpi por jeton aty me qera. Dhe kjo mund të jetë e vërtetë, por megjithatë ndërrimi i vendbanimit nga 60m² në rreth 500m² në një nga lagjet më shtrenjta të Prishtinës, ngritë disa pyetje.

Nëse paguan qera, si mbulohen shpenzimet? Qeraja mujore për një shtëpi të tillë kushton sa paga mujore e kryeministrit. Pse nuk po publikohet kontrata?

Kurti thoshte se në politikë duhet të varfërohemi, e jo të pasurohemi. Çka po ndodh tash? Pse pas 1 jave në qeveri, Kurti ka nevojë të jetojë në shtëpi 500m², kur dihet që ai jeton krejtësisht i vetëm pasi që familja i jeton në Norvegji?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat