Armend Zemaj jep lajmin për edhe 100 mijë vaksina anti Covid-19, ja kur arrijnë në Kosovë

Aktuale

Armend Zemaj jep lajmin për edhe 100 mijë vaksina anti Covid-19, ja kur arrijnë në Kosovë

Nga: P.R Më: 30 mars 2021 Në ora: 20:04
Armend Zemaj

Ish Ministri i Shëndetësisë nga radhët e LDK-së, Armend Zemaj, përmes një postimi në facebook ka shkruar se mbi 100 mijë vaksina anti Covid-19 do të vijnë në Kosovë në muajin qershor.

“Nga komunikimi i fundit që arriti sot nga COVAX, ( për sigurimin e radhës së vaksines Pfizer-BioNTech) komunikim të cilin ia përcolla Ministrit Vitia për ta vazhduar atë zyrtarisht, konfirmohen 100.620 vaksina anti Covid-19 në qershor, për qytetarët e Republikës së Kosovës”, ka shkruar ishMministri Zemaj.

“Shpreh edhe një herë falënderimin e thellë për shtetet mike, organizatat ndërkombëtare dhe vendore si dhe ekipin profesional të Republikës së Kosovës të cilët u angazhuan me muaj të tërë për sigurimin sa më të shpejtë të vaksinave”, ka njoftuar Armend Zemaj, përcjellë “Bota sot”.

Kujtojmë se para pak ditësh, Kosova u furnizua me 27 mijë vaksina, ku i pari i vaksinua kryeministri Albin Kurti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat