Pas letrës së sekretarit amerikan, lajmërohet Skender Hyseni

Aktuale

Pas letrës së sekretarit amerikan, lajmërohet Skender Hyseni

Më: 31 mars 2021 Në ora: 14:43
Skender Hyseni

Ish-koordinatori shtetëror për dialogun, Skender Hyseni ka thënë se letra e sekretarit amerikan Anthony Blinken përmes së cilës bëhet e qartë porosia për presidentin serb, Aleksandar Vuçiq duke ja kërkuar njohjen e shtetit të Kosovës, duhet të përqendrohet në njohje të ndërsjelltë.

Hyseni madje ka kërkuar që çështja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të adresohet sa më parë.

Postimi i plotë i Hysenit:

Letra e Sekretarit Amerikan të Shtetit Anthony Blinken, konfirmon qartë strategjinë dialoguese që ndoqëm që nga rinisja e dialogut me Serbinë në qershor të vitit të kaluar.

Është për t’u mirëpritur porosia e qartë amerikane për Presidentin serb Vuçiq,, fillimisht nga Presidenti Biden, pasuar edhe nga Sepretari Blinken që konsiston në qëndrimin se dialogu duhet "përqëndrohet në njohje të ndërsjellë". 

Dialogu Kosovë - Serbisë duhet të përmbyllet me një marrëveshjeje gjithëperfshirëse, ligjerisht të obligueshme, për normalizim dhe njohje të ndërsjellë në kufinjtë ekzistues. Dialogu  midis Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga BE, duhet të vazhdojë aty ku ka mbetur, jo si dialog teknik por dialog politik që zhvillohet mbi bazat shtet-me-shtet.  Qellim parësor duhet të jet hapja e rrugës së integrimit edhe të Kosovës, e edhe të Serbisë në në BE, si dy shtete të pavarura.

Pra, çështja thelbësore midis Kosvës dhe Serbisë duhet adresuar pa u vonuar.

Sidoqoftë, vlerësoj se çdo opcion që promovon ide për ndarjen e Kosovës, apo çfardo frome këmbimi territoresh, që prek kufinjtë e tashëm të Rpublikës së Kosovës është i papranueshëm dhe i rrezikshëm. Kosova është shtet multi-etnik, i të gjitha bashkësive etnike që jetojnë në te. Me Kushtetutën e saj, Kosova është zotuar të mos kërkojë bashkim me asnjë shtet dhe të mos ketë kërkesa e pretendime territoriale ndaj asnjë shteti.

Me pranimin unilateral të Propozimit Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës, apo siq është berë zakon të thuhet, Pakon Ahtisaari, vendi ynë ka aprovuar një pako gjeneroze privilegjesh dhe të drejtash për komunitetet jo-shumicë, në veçanti për komunitetitn serb në Kosovë. Integriteti territorial dhe unitariteti kushtetues brenda kufinjëve ekzistues është parakusht fundamental për Kosovën si shtet multi-etnik. Ndarja apo këmbimi i territoreve përgjatë linjave apo kriterit etnik pra, jo vetëm që është shkelje e parimeve fundamentale dhe rregullimit kushtetues të Kosovës, por është edhe në kundërshtim me vlerat evropiane. Kjo, rrjedhimisht përbën kërrcnim serioz për paqen dhe sigurinë rajonale, mbase edhe përtej.

“Status-Quo”-ja nuk është nuk duhet të pëlqehet nga Kosova sepse shkon kundër interesave të saj, derisa është pikërisht Serbia e cila e pëlqen status-quonë, në pritje të ndonjë mrekullie në formën e një ambienti dhe konteksti politik të përshtatshëm për imponimin e pretendimeve të saja politike e territoriale ndaj Kosovës. Një gjendje pezull, ndonëse gabim strategjik,quditërisht duket se u shkon për shtati, e mbase edhe përkrahet edhe nga ndonjë forcë politike në Kosovë, sepse vetëm në një ambient të tillë edhe mund të egzistojnë.

Për Kosovën zgjidhja përfundimtare e kontestiiti historik e politik me Serbinë, e që në thelb ështe edhe kontest midis shqiptarëve dhe sebrëve, është jetike.

Republika e Kosovës, gjatë 8-9 muajve të kaluar, ka bërë hapa të rëndësishëm të konsolidimit të subjektivitetit të saj ndërkombëtar edhe gjatë dialogut të rinisur, e të ndërmjetësuar nga BE në Bruksel . Dhe, dialogu duhet të vazhdoj dhe të mbyllet me njohje të plotë të shtetit të Kosovës nga Serbia. Poashtu, marrëveshja e Shtëpisë së Bardhë i ka dhënë një impetus të ri forcimit të Kosovës, dhe të vetmit opsion, e që është njohja e ndërsjellë Kosovë-Serbi.

Gjykata Ndërkomëtare e Drejtësisë, me një vendim bindës, ka konkluduar me 22 korrik 2010, se shpallja e pavarësia së Kosovës nuk ka shkelur asnjë normë të aplikueshme të Drejtës Ndërkombëtare. Pra, Kosova është shtet i pavarur brenda kufinjëve të saj ekzistues. Ky është një realitet politik i pakthyeshëm dhe i panegociueshëm. Prandaj, Çfardo kontributi dhe ndihmese për arritjen e njohjes së ndersjellë Kosovë-Serbi, që mëton të mirret seriozisht, duhet të ndërtohet mbi këtë premisë fundamentale. Përkrahja amerikane mbetet e pazëvendësuseshme!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat