Bekim Çollaku zbulon prapaskenat: Derisa ishim në aeroplan, ja kush na dha lajmin për aktakuzën ndaj Thaçit

Aktuale

Bekim Çollaku zbulon prapaskenat: Derisa ishim në aeroplan, ja kush na dha lajmin për aktakuzën ndaj Thaçit

Më: 1 prill 2021 Në ora: 21:53
Bekim Çollaku dhe Hashim Thaçi

Ish-shefi i kabinetit të ish-presidentit Thaçi, Bekim Çollaku, ka folur për herë të parë nga kush e morën lajmin për ngritjen e aktakuzës nga ana e Gjykatës Speciale ndaj ish-kryeministrit, Hashim Thaçi.

Çollaku ka thënë se kanë qenë në aeroplan duke udhëtuar për në ShBA kur kanë marrë një mesazh nga ana e në atë kohë të deleguarit special amerikan për dialogun me Serbinë, Richard Grenell. 

Tutje, ai ka shtuar se Shtëpia e Bardhë e ka ditur se Thaçit do t’i ngrihet aktakuzë.

“Ishim në aeroplan kur Grenell na dërgoi mesazh se ndaj Thaçit është ngritur aktakuzë. Ata e kanë ditur se do të ndodhë një gjë e tillë ndaj tij”, ka thënë Bekim Çollaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat