Familja Imeri e ashpër me Ramush Haradinajn: Që 20 vite ke bërë pazare me vota vetëm për...

Aktuale

Familja Imeri e ashpër me Ramush Haradinajn: Që 20 vite ke bërë pazare me vota vetëm për...

Nga: D.RR Më: 1 prill 2021 Në ora: 22:05
Ramush Haradinaj

Familja e anëtarit të vrarë të LDK-së, Haki Imerit, i kanë reaguar kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinajt.

Ky i fundit është ankuar se Kurti dhe Osmani nuk ia kanë kërkuar votat për Vjosën presidente, duke u ndjerë i neglizhuar.

Familja Imeri thonë se koha e pazareve ka përfunduar, teksa akuzojnë Haradinajn se që 20 vite ka bërë pazare me vota për interesin e tij personal.

Ata e paralajmërojnë ata se herën e ardhshme mund të mos e kalon fare pragun.

Postimi i plotë:

Ramush Haradinaj po ankohet se Vjosa Osmani dhe Albin Kurti nuk i kanë kërkuar , që t'perkrahë Vjosën për Presidente. Është mësuar Ramushi me marrë pushtet me pazar dhe pa votë , tash votën e kanë ata që e respektojnë vullnetin e sovranit dhe këtu nuk të shiten më 'taktikat ' sporteve të renda.

Liderët e rinjë e njohin mirë z.Haradinaj i cili tash e 20 vite vetëm pazare ka bërë me votën për interesa të tij personale . ..

Koha e pazareve ka përfunduar , nëse nuk e kupton se në Epokën e re të referendumit jeni goditur rëndë, herën tjetër nuk do ta kalosh pragun.

Referendumi i 14 shkurtit ishte fati historik i Kosovës. I solli Kosovës liderë te panjollosur dhe që nuk shantazhohen ndërsa 'rrahagjoksët' e gjorë i pensionojë përjetesisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat