Ymeri: PDK mund ta dërgojë në Kuvend një kandidat për president, ja çka do të ndodhte me VV-në

Aktuale

Ymeri: PDK mund ta dërgojë në Kuvend një kandidat për president, ja çka do të ndodhte me VV-në

Më: 1 prill 2021 Në ora: 23:44
Visar Ymeri

Ish-deputeti Visar Ymeri thotë se është evidente që LDK-ja ka frikë nga zgjedhjet, prandaj ka vendosur t’ia bëjë kuorumin Vjosa Osmanit.

“Këtë frikë e ka me të drejtë. LDK po e lexon tash se si ndër faktorët kryesorë për rënien e saj është rrëzimi i Qeverisë”, tha ai.

Ymeri thotë se nëse në ndonjë formë dështon zgjedhja e presidentit dhe shkohet në zgjedhje përgjegjësia do t’i takonte shumicës parlamentare.

“Nuk mund të ketë LDK përgjegjësi me 15 deputetë më shumë se LVV me 58 deputetë”.

Ymeri thotë se PDK e ka mundësinë që të propozojë një kundër kandidat për Osmanin e që sipas tij do t’i shkaktonte probleme LVV-së.

“PDK ka mundur që bashkë me LDK-në ta dërgojnë një kandidatë konsensual për president që do ta vinte në mëdyshje grupin e Vetëvendosjes”, tha ndër të tjera Visar Ymeri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat