Haziri e mori vaksinën anti-Covid por jo edhe kryetari i LDK-së në Vushtrri, tregon arsyen

Aktuale

Haziri e mori vaksinën anti-Covid por jo edhe kryetari i LDK-së në Vushtrri, tregon arsyen

Nga: G.B Më: 2 prill 2021 Në ora: 13:34
Xhafer Tahiri

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka marrë sot vaksinën anti-Covid.

Por njësoj nuk ka vepruar edhe bashkëpartiaku i tij, kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në Facebook, ku ka publikuar fotografitë nga vaksinimi i personelit mjekësor, ai ka thënë se nuk e ka marrë vaksinën dhe se atë do ta marrë kur t’i vie radha.

Postimi i tij i plotë:

Ka filluar sot vaksinimi i personelit shëndetësor në Vushtrri

Isha prezent bashkë me Dr. Bujar Pllana në këtë ditë të shënuar në luftën me pandeminë Covid 19 në qytetin tonë!

500 vaksina janë në dispozicion për stafin e QKMF-së dhe Spitalit ‘Sheikh Zayed’. Ekipet e QKMF po administrojnë me profesionalizëm procesin.

Fillimi i vaksinimit shënon fillimin e fundit të pandemisë!

Ftoj të gjithë qytetarët e Vushtrrisë mbi moshën 65 vjeçare të lajmërohen në qendrat mjekësore në lokalitetin e tyre e të regjistrohen për marrje të vaksinës. Kur të vijnë vaksinat këta qytetarë sipas radhës do të ftohen për të marrë vaksinën.

P.S unë nuk e mora sot vaksinën, do ta marr vaksinën kur të më vie radha, tani është radha e stafit mjekësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat