Nënkryetarja e LDK-së reagon pas vendimit të VV-së, ia përmend bashkëpunimin për zgjedhjen e presidentit

Aktuale

Nënkryetarja e LDK-së reagon pas vendimit të VV-së, ia përmend bashkëpunimin për zgjedhjen e presidentit

Nga: A.Morina Më: 2 prill 2021 Në ora: 18:32
Shqipe Mjekiqi

Shqipe Mjekiqi, nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ndaj vendimit të Lëvizjes Vetëvendosje për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme.

Nënkryetarja e LDK-së u shpreh se ky mos koordinim i Lëvizjes Vetëendosje me subjektet opozitare është në kundërshtim me frymën bashkëpunuese që LDK ka treguar ditëve të fundit.

“Ndryshimi i Ligjit për Zgjedhje, ad-hoc dhe në mos-koordinim me partitë opozitare, është i kundërt me frymën bashkëpunese që Lidhja Demokratike e Kosovës, nën lidershipin e ri, ka treguar ditëve të fundit për t'i hapë rrugë kompletimit të institucioneve të Republikës së Kosovës”, deklaroi Mjekiqi, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Ndryshimi i Ligjit për Zgjedhje, ad-hoc dhe në mos-koordinim me partitë opozitare, është i kundërt me frymën bashkëpunese që Lidhja Demokratike e Kosovës, nën lidershipin e ri, ka treguar ditëve të fundit për t'i hapë rrugë kompletimit të institucioneve të Republikës së Kosovës. Ligji për Zgjedhjet ka nevojë për ndryshime, por në koordinim dhe bashkëpunim me akterët tjerë politikë dhe eskpertë të fushës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat