Gashi, Kurtit: I ke afër 70 deputetë, nuk po di të qeverisësh

Aktuale

Gashi, Kurtit: I ke afër 70 deputetë, nuk po di të qeverisësh

Më: 2 prill 2021 Në ora: 22:47
Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, pas përmbylljes së seancës së jashtëzakonshme për ndryshim të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, ka thënë se kryeministri Kurit nuk është i zoti ta qeverisë vendin edhe pse se i ka afër 70 deputetë.

“Kryeministri Kurit nuk është i zoti ta qeverisë vendin, ky ligj asgjë nuk ka të bëjë më zgjedhjet lokale, ai është ligj tjetër edhe pse se i ka afër 70 deputetë e nuk po di të qeverisë vendin”, ka thënë Gashi.

Ai ka bërë të ditur se partia e tij nuk do të marrin pjesë në seancën e zgjedhjes së presidentit, pa u tërhequr Ligji për Zgjedhje.

“Pa u tërhequr ky ligj, ne nuk marrim pjesë në seancë”, ka thënë Gashi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat