Musliu i reagon përsëri Kurtit, kësaj radhe i drejtohet me këto fjalë

Aktuale

Musliu i reagon përsëri Kurtit, kësaj radhe i drejtohet me këto fjalë

Nga: M.H. Më: 3 prill 2021 Në ora: 18:27
Ganimete Musliu

Deputetja nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu nuk po ka të ndalur në lidhje me reagimet e saj për kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

Musliu thotë që Kurti është kryeminsitër pa vota dhe se nëse ai do të ishte në opozitë do ta quante vetën kryeminister illegal, përcjell “Bota sot”

Deputetja shton që kanosja e Kurtit me zgjedhje të reja ishte lojë me LDK-në dhe se ajo që çka e gërryn atë Brenda shpirtit është figurimi i votave Vjosës karshi mungesës së votave të tij.

Gjithashtu ajo i drejtohet me emrin Bini duke I thënë, Bini je kryminisër por jo mbret.

Postimi i plotë

Kryeminister, JO Mbret!

Albin Kurti e din që është Kryeministër pa vota. Po të ishte ai sot në opozite, vetën do ta quante Kryeminister ilegal .

Sjellja arrogante e Albin Kurtit, kanosja me zgjedhje të reja, natyrisht ishte një lojë me LDK-n, mirëpo ajo çka e gërryen atë brenda shpirtit është figurimi i votave të Vjosës karshi mungesës së votave të tij.

Bini, je kryeministër por nuk je mbret. Mundesh me shpresu që përmes propagandës do të fitosh 500. 000 vota por dije që do t‘i kesh përballë 1 milion shqiptarë që nuk e pranojnë diktaturën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat