Gashi flet para seancës, ka një porosi për VV-në

Aktuale

Gashi flet para seancës, ka një porosi për VV-në

Më: 4 prill 2021 Në ora: 17:14
Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të  Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi është deklaruar para mediave duke thënë se Lëvizja Vetëvendosje duhet të ndalojnë kërcënimet që po bëjnë në drejtim të deputetëve të LDK-së.

Ai tha se në rast se Vetëvendosje nuk ndalon këto kërcënime, LDK do të rishikojë qëndrimin që kanë për çështjen e presidentit.

“U bëjë thirrje që të ndalin në mënyrë të menjëhershme çdo presion dhe shantazh që po tentojnë të bëjnë ndaj deputetëve të LDK-së.Dhe sidomos ndaj tre deputetëve, ish-kryeministrit Hoti, Driton Selmanajt dhe Agim Veliut.Ata janë deputetë të LDK-së e kanë mirëkuptimin e plotë të GP të LDK-së dhe të gjithë partisë për veprimet e tyre. Pra jemi në një vend demokratik dhe bindjet ushtrohen dhe zhvillohen në mënyrë të lirë deh demokratike. Askush në asnjë formë nuk guxon të ushtrojë presion, shantazh apo çfarëdo lloj kërcënimi për bindjet e njerëzve, aq më pak të deputetëve e aq më pak të deputetëve të LDK-së”, tha ai.

Arben Gashi tha se ajo që ka bërë mbrëmë zonja Kusari, duke shantazhuar dhe duke kërcënuar publikisht deputetët e LDK-së se janë fajtor për mos-zgjedhjen e presidentes është e papranueshme.

“Nëse ata vazhdojnë të sillen me këtë mentalitet do të marrin përgjigje nga ne.Ka pasur mesazhe, telefonata, kërcënime të ndryshme madje edhe publikime. Bindja e tyre është e tillë dhe ne do ta respektojmë maksimalisht. Pra nuk guxon askush ti kërcënojë deputetët e LDK-së, është e papranueshme.Kjo është metodologji e VV-së e ndërtuar qe sa vite, unë iu bëjë thirrje të ndalin këtë komunikim përndryshe ne do të rishikojmë qëndrimet tona.Do të marri pjesë në seancë, por nëse ky proces vazhdon ne do ta rishikojmë qëndrimin.Qëndrimi i Kusarit ishte thirrje për linçim dhe për ne është e pakuptueshme”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat