“PDK-ja është duke u dirigjiuar nga qelitë e burgut të Hagës”

Aktuale

“PDK-ja është duke u dirigjiuar nga qelitë e burgut të Hagës”

Nga: D.RR Më: 4 prill 2021 Në ora: 18:24
Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli

Familja e anëtarit të vrarë të LDK-së, Imer Imerit, i kanë reaguar ashpër PDK-së, duke thënë se ata po marrin urdhra nga qelitë e burgut të Hagës.

Ata kanë shkruar në Facebook se këtë po e bëjnë për të fituar diçka më tepër.

Të njëjtit kanë thënë se kjo është një lojë e ndytë PDK-AAK dhe vonimi për ta votuar Vjosën presidente do të kontribuonte që ata (Albini dhe Vjosa) të fitonin edhe më shumë në zgjedhjet e ardhshme.

Postimi i plotë:

PDK-ja është duke u dirigjuar nga qelitë e burgut të Hagës.Ky mentalitet e tkurr e zvogëlon dhe shuan partinë.Padronët e PDK-së nga Haga janë duke ushtruar ndikim dhe kontroll direkt ndaj pasardhësve politik .

Ata po mendojnë se duke e prolonguar këtë proces fitojnë ndonjë kockë më tepër , e nuk kuptojnë qyqarët se edhe ato pak kocka që u kanë mbetur do ti humbasin.

Nëse nuk e doni Albin Kurtin sot me mbi 400 mijë vota , do te detyroheni ta doni nesër me mbi 500 mijë vota ...

Nëse nuk bëhet Vjosa Osmani Presdiente sot, do ta keni Presidente pas 45 ditëve .

Kjo lojë e ndytë e krereve te PDK-AAK-se sjell vonim në formimin e institucioneve ndonëse kjo metodë e tyre kontribon në një fitore edhe më të madhe të Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat