Deputetja Doarsa Kica Xhelili ka uruar Vjosa Osmanin për postin e të pares së vendit.
“Tash e tutje, do të vazhdojmë prapë bashkë. Megjithëse ndaras në kuptimin institucional, por bashkë në frymën e tentativave të vazhdueshme për prosperimin e vendit, me secilin person që motiv politik, moral e personal e ka shërbimin ndaj Republikës së Kosovës me nder e përgjegjësi”, ka shkruar ajo.
Ja shkrimi i saj:
Vjosa, u kry!
U kry, për t’fillu prap, ndryshe.
Për ta rikthy shpresën, përfundimisht.
E filluam bashkë, për ndryshim. Për një betejë për të mirën e përgjithshme.
Tash e tutje, do të vazhdojmë prapë bashkë. Megjithëse ndaras në kuptimin institucional, por bashkë në frymën e tentativave të vazhdueshme për prosperimin e vendit, me secilin person që motiv politik, moral e personal e ka shërbimin ndaj Republikës së Kosovës me nder e përgjegjësi!
Të priftë e mbara, Presidente!