Partia Republikane: Presidentja Osmani do të jetë zëri i qytetarëve të Kosovës

Aktuale

Partia Republikane: Presidentja Osmani do të jetë zëri i qytetarëve të Kosovës

Më: 4 prill 2021 Në ora: 22:30
Vjosa Osmani, Presidente e Kosovës

Vjosa Osmani u zgjodh sot Presidente e shtetit të Kosovës.

 Urimet për Presidenten e re kanë qenë të shumta edhe nga përfaqësues të partive politike shqiptare.

Partia Republikane më anë të një mesazhi ka uruar Osmanin dhe shprehet e bindur se do të jetë zëri i qytetarëve të Kosovës mbi politikën.

“Urimet më të mira për Presidenten Vjosa Osmani!

Sfidat që ka Kosova janë të mëdha sidomos në këtë kohë, ku kërkohet të zhbëhet historia e Kosovës.

Bashkëpunimi me gjithë forcat politike dhe kompromisi i tyre për interesat madhore të Kosovës është domosdoshmëri si për qeverinë, opozitën dhe Presidenten e sapozgjedhur.                                                                                                           

Votëbesimi i një gruaje për herë të dytë në këtë detyrë të lartë, tregon më së mirë emancipimin e politikës në Kosovës, por dhe përgjegjësinë për të punuar me këmbëngulje në rrugën e integrimit EuroAtlantik.

Partia Republikane e Shqipërisë ka bindjen se  Presidentja Osmani, do të jetë zëri i qytetarëve të Kosovës mbi politikën, në respekt dhe mbrojtje të kushtetutës.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat