LVV: Me zgjedhjen Vjosa Osmanit si presidente, u mishërua vullneti qytetar i 14 shkurtit

Aktuale

LVV: Me zgjedhjen Vjosa Osmanit si presidente, u mishërua vullneti qytetar i 14 shkurtit

Nga: A.SH Më: 4 prill 2021 Në ora: 23:32
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Vjosa Osmani është zgjedhur Presidente e Kosovës.

Pas zgjedhjes saj, LVV kanë deklaruar se, vullneti qytetar i shprehur në referendumin e 14 shkurtit u mishërua në formën e duhur duke përmbyllur kështu formimin e institucioneve të reja.

Postimi në Facebook:

Me zgjedhjen e zonjës Vjosa Osmani si presidente, vullneti qytetar i shprehur në referendumin e 14 shkurtit u mishërua në formën e duhur duke përmbyllur kështu formimin e institucioneve të reja.

Me bindjen e plotë që Presidentja, zonja Vjosa Osmani, do ta ushtrojë detyrën e saj me nder dhe përgjegjësi të lartë, i dëshirojmë sukses dhe punë të mbarë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat