“Kremto popull i dashur”, avokati Gazmend Halilaj: Gjykata Speciale meritore për ngjarjet e fundit në Kosovë

Aktuale

“Kremto popull i dashur”, avokati Gazmend Halilaj: Gjykata Speciale meritore për ngjarjet e fundit në Kosovë

Nga: N.Sh Më: 5 prill 2021 Në ora: 12:25
Gazmend Halilaj

Avokati nga Drenasi, Gazmend Halilaj, i ka komentuar zhvillet e fundit në vend.

Gjatë ditës së djeshme Kosova zgjodhi presidenten Vjosa Osmani.

Për këto ngjarje pozitive në Kosovë, avokati thotë se më meritorët janë bashkatdhetarët dhe Gjykata Speciale.

Halilaj përmes një postimi në Facebook, shkruan se, tashmë ka kaluar koha e atyre që vranë, zhvatën dhe grabitën në emër të gjakut të luftës.

Ai ka ftuar qytetarët që të kremtojnë.

Postimi i plotë:

Miq, meritorë për ngjarjet e fundit në nivel vendi janë bashkatdhetarët dhe Gjykata Speciale.

Sepse NE si popull këtu në Kosove, veç u patëm dorëzuar, pasiqë frika nga SISTEMI OLIGARKIK, kishte depërtuar në mendjen e secilit, ngase kushdo që u dilte përballë burgosej, vritej apo poshtërohej.

Andaj, kremtoni popull i dashur, sepse koha e atyre që vranë, zhvaten dhe grabiten në emër të gjakut të luftës, e që kurrë nuk i kontribuuan asaj, por vetëm zhvaten dhe e përdorën si strehë pas zhvatjes, tashmë ka përfunduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat