Zogaj pyet nëse presidentja Osmani ka dhënë dorëheqje nga nisma “Guxo”

Aktuale

Zogaj pyet nëse presidentja Osmani ka dhënë dorëheqje nga nisma “Guxo”

Më: 5 prill 2021 Në ora: 17:53
Vjosa Osmani

Analisti politik, Petrit Zogaj, është interesuar të dijë se a ka dhënë dorëheqje presidentja Vjosa Osmani nga nisma “Guxo”, të cilën e krijoi para zgjedhjeve.

Zogaj ka pyetur po ashtu nëse duke mos qenë parti, presidentes nuk i duhet dorëheqja.

“A ka dhene doreheqje presidentja Osmani nga pozitat ne nismen e saj partiake? Apo ndoshta, duke mos qene parti, nuk i duhet doreheqja?”, ka shkruar Zogaj.

Osmani u zgjodh dje presidente e Kosovës, duke marrë 71 vota të deputetëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat