Vjosa Osmani e pranon zyrtarisht detyrën e presidentes së Kosovës

Aktuale

Vjosa Osmani e pranon zyrtarisht detyrën e presidentes së Kosovës

Më: 6 prill 2021 Në ora: 06:10
Vjosa Osmani dhe Glauk Konjufca

(E plotësuar 13:47) - Vitia: Edhe Osmani u angazhua për sigurimin e vaksinave

Në Qendrën e Vaksinimit në sallën 1 “Tetori” në Prishtinë, për të parë punën nga afër që po bëhet aty, ishte Presidentja Vjosa Osmani bashkë me Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.

Në një deklaratë për media, Vitia tha se përveç Qeverisë dhe MSH-së që po merren vazhdimisht me sigurimin e vaksinave, është edhe Osmani e cila ka qenë vazhdimisht e interesuar.

“Siç e dini, kontingjenti i parë ka ardhur me 24 mijë doza. Deri tani janë vaksinuar mbi 3100 persona të personelit shëndetësor. Më datë 8 dhe 9 pritet të bëhet vaksinimi i personave mbi moshën 80 vjeçare. Procesi po shkon shumë mirë, është bërë shpërndarja edhe nëpër komuna”.

“Që nga dita e parë, kemi filluar përpjekjet tona për sigurimin e kontingjenteve tjera të vaksinave dhe presim që shumë shpejt të vijnë”, tha Vitia.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e ka pranuar detyrën me ceremoni shtetërore.

Ajo ka parakaluar në tepihun e kuq dhe pranë togut ceremonial të Forcës së Sigurisë së Kosovës, derisa ka marrë detyrën nga kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, i cili e ushtroi këtë post.

Në këtë organizim ku Vjosa Osmani ka marrë detyrën e presidentit të Kosovës, përveç bashkëshortit dhe vajzave të Osmanit, kanë qenë të pranishëm edhe ambasadorët e vendeve të QUINT-it e kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me bashkëshortin dhe dy vajzat ka hyrë në Presidencë.

Ceremoninë ju sjellim përmes fotove:

Image
Image

Vjosa Osmani e ka pranuar edhe zyrtarisht, në një ceremoni në sheshin “Ibrahim Rugova” në kryeqytet, detyrën e re të presidentes së Kosovës.

Këtë detyrë asaj ia ka dorëzuar kryeparlamentari Glauk Konjufca, i cili për pak ditë qe ushtrues detyre i presidentit.

Paraprakisht, residentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka parakaluar pranë gardës së FSK-së së bashku me kryeparlamentarin Glauk Konjfuca.

Image

Në ceremoni janë duke marrë pjesë ambasadorë të disa vendeve, kryeministri Albin Kurti dhe anëtarë të kabinetit qeveritar.

Gjatë ditës janë paraparë janë paralajmëruar disa aktivitete të Osmanit, përfshirë këtu edhe homazhe.

Ceremonia zyrtare e presidentit, Osmani dhe Konjufca kalojnë pranë gardës së FSK-së

Ka nisur ceremonia zyrtare e dorëzimit të detyrës së presidentit të Kosovës.

Image

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka parakaluar pranë gardës së FSK-së së bashku me kryeparlamentarin Glauk Konjfuca.

Në ceremoni janë duke marrë pjesë ambasadorë të disa vendeve, kryeministri Albin Kurti dhe anëtarë të kabinetit qeveritar.

Image

Gjatë ditës janë paraparë janë paralajmëruar disa aktivitete të Osmanit, përfshirë këtu edhe homazhe.

​Gjithçka gati për ceremoninë e pranimit të detyrës së Presidentes

Tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për zhvillimin e ceremonisë së pranimit të detyrës së Presidentes.

Në Sheshin Ibrahim Rugova në kryeqytet është shtruar edhe tepihu i kuq, ndërsa janë bërë edhe dekorimet. Ndërsa nëpër qytet janë shtuar kontrollet nga Policia e Kosovës.

Presidentja Osmani gjatë ditës do të zhvillojë disa aktivitete në kuadër të pranimit të detyrës zyrtare.

Image

Kjo është agjenda e presidentes Vjosa Osmani me rastin e pranimit të detyrës:

Arritja e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu dhe ceremonia e revistës së trupave të Togut Ceremonial të Forcës së Sigurisë së Kosovës . (Përballë Kuvendit të Republikës së Kosovës, hyrja e parë, sheshi Ibrahim Rugova, ora 10:00 – 11:00)

Image

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, pret në takim ekipin e xhudistëve kampionë. (Kabineti i Presidentes së Republikës së Kosovës, C-101, ora 11:00 – 11:30)

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, pret në takim nxënësit e Institutit ATOMI. (Kabineti i Presidentes së Republikës së Kosovës, C-101, ora 11:30 – 12:00)

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, e shoqëruar nga Ministri i Shëndetësisë, z. Arben Vitia, viziton Qendrën e Vaksinimit në Prishtinë. (Salla “1 Tetori”, Prishtinë, ora 12:45)

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, bënë homazhe te Varri i Presidentit Ibrahim Rugova. (Varri i Presidentit Ibrahim Rugova, Velani, Prishtinë, ora 13:15)

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, vendosë buqetë me lule tek Memoriali për nder të të pagjeturve të Kosovës. Oborri i Kuvendit të Republikës së Kosovës (Hyrja e parë, sheshi Ibrahim Rugova, ora 13:30)

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, vendosë buqetë me lule tek Monumenti “Heroinat”. (Sheshi i heroinave, Prishtinë, ora 13:40)

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, bënë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”.(Prekaz, Skenderaj, ora 14:30)

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, pret në takim Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe gjeneralët e FSK-së. (Kabineti i Presidentes së Republikës së Kosovës, C-101, ora 17:00 )

***

Me arritjen e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu në Presidencë dhe paraqitjen e trupave të Togut ceremonial të Forcës së Sigurisë së Kosovës mbahet ceremonia e inaugurimit të Presidentes Osmani.

Në ditën e parë si Presidente znj. Osmani Sadriu pret në takim ekipin e xhudistëve kampionë dhe nxënësit e Institutit Atomi.

Me pastaj në shoqërimin e Ministrit te Shëndetësisë, Arben Vitia, ajo viziton Qendrën e Vaksinimit në Sallen “1 Tetori”.

Po sot Presidentja Osmani Sadriu, bënë homazhe te Varri i Presidentit Ibrahim Rugova, te Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz si dhe vendosë buqetë me lule tek Memoriali për nder të të pagjeturve të Kosovës dhe tek Monumenti “Heroinat”.

Krejt në fund të ditës së parë si presidente, Osmani Sadriu pret në takim Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës,  gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe gjeneralët e FSK-së.

Dy ditë me parë, parlamenti i Kosovës zgjodhi me 71 vota zonjën Vjosa Osmani presidente të re të Kosovës në një seancë të jashtëzakonshme, duke shmangur një krizë politike në horizont, që mund ta çonte vendin në zgjedhje të parakohshme.

Zgjedhja e saj u bë në raundin e tretë të votimeve në parlamentin 120 vendesh. Në dy raundet e para ajo nuk siguroi numrin prej 80 votash siç parashihet me Kushtetutën e Kosovës.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat