Ngjarjet për ditën e sotme

Aktuale

Ngjarjet për ditën e sotme

Më: 6 prill 2021 Në ora: 06:12
Vjosa Osmani, Presidente e Kosovës

Ngjarjet e datës 6 Prill 2021

- Me arritjen e Presidentes së Repubikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu në Presidencë dhe paraqitjen e trupave të Togut ceremonial të Forcës së Sigurisë së Kosovës mbahet ceremonia e inaugurimit të Presidentes Osmani. (Përballë Kuvendit, hyrja e parë, Sheshi Ibrahim Rugova, ora 10:00)

- Shoqata Down Syndrome Kosova në bashkëpunim me Kompaninë Evrotarget & Evroenergie zyrtarizon bashkëpunimin në kuadër të fushatës ’’A po m'sheh’’ që përfshin mbështetjen e shërbimeve terapeutike për periudhën një vjeçare. (Ndërtesa e Evrotarget, ’’Rr. Isa Kastrati, nr. 214, Prishtinë, ora 10:00)

- Mbahet shqyrtimi fillestar në rastin ndaj ministrit Liburn Aliu. (Gjykata Themelore e Prishtinës, ora 10:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, pret në takim ekipin e xhudistëve kampionë. (Kabineti i Presidentes, salla C-101, ora 11:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, pret në takim nxënësit e Institutit Atomi. (Kabineti i Presidentes, salla C-101, ora 11:30)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, e shoqëruar nga Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, viziton Qendrën e Vaksinimit në Prishtinë. (Salla “1 Tetori”, ora 12:45)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, bënë homazhe te Varri i Presidentit Ibrahim Rugova. (Varri i Presidentit Ibrahim Rugova, Velani, ora 13:15)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, vendosë buqetë me lule tek Memoriali për nder të të pagjeturve të Kosovës. (Oborri i Kuvendit, hyrja e parë, Sheshi Ibrahim Rugova, ora 13:30)

-  Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, vendosë buqetë me lule tek Monumenti “Heroinat”. (Sheshi i heroinave, ora 13:40)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, bënë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”. (Prekaz, ora 14:30)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, pret në takim Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës,  gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe gjeneralët e FSK-së. (Kabineti i Presidentes, ora 17:00)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat