Osmani dhe Vitia paralajmërojnë ardhjen e kontingjentit të radhës me vaksina

Aktuale

Osmani dhe Vitia paralajmërojnë ardhjen e kontingjentit të radhës me vaksina

Më: 6 prill 2021 Në ora: 13:07
Vjosa Osmani dhe Arben Vitia

(E plotësuar 14:50) - Institucionet e Kosovës janë të angazhuara me tërë kapacitetet e tyre që të sigurojnë sa më parë kontingjentin e radhës me vaksina kundër virusit SARS-CoV-2.

Kështu kanë deklaruar Presidentja Vjosa Osmani dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia gjatë një vizite që bënë të martën në Qendrën e Vaksinimit në Prishtinë, ku u njoftuan nga afër lidhur me mbarëvajtjen e këtij procesi.

Udhëheqësit institucionalë deklaruan se pritet që shumë shpejt të arrijnë në vend edhe kontingjentet e tjera me vaksinat kundër virusit SARS-CoV-2.

E para e shtetit u shpreh e lumtur që ka filluar procesi i vaksinimit, teksa tha se deri më tani gjithçka po shkon në mënyrë shembullore.

Osmani: Po punojmë për të siguruar kontingjentin e radhës

“Jemi duke punuar bashkë me qeverinë dhe në veçanti Ministria e Shëndetësisë, që të vijnë edhe kontingjentet e ardhshme të vaksinave. Dhe, këtu më lejoni që të bëjë një falënderim shumë të veçantë për partnerët tanë ndërkombëtar, me të cilët kemi punuar bashkërisht që të vijë ky kontingjent dhe po punojmë për së afërmi dhe në veçanti qeveria, në mënyrë që kontingjentet e para të vijnë sa më parë që të jetë e mundur”, tha ajo.

Ajo tha se është shumë e rëndësishme që të respektohen masat kundër pandemisë, teksa inkurajoi qytetarët që të marrin vaksinën pa asnjë hezitim.

Osmani: Ju inkurajoj të vaksionoheni sa më parë të jetë e mundur

“Jam shumë e lumtur që ka filluar procesi i vaksinimit të qyettarëve tanë, në veçanti të personelit shëndetësor dhe të atyre mbi 80 vjeç dhe deri më tani gjithçka po shkon në mënyrë shembullore... 14:07 Dua t’i inkurajojë gjithsecilin që sa më parë të jetë e mundur të kryejnë procesin e vaksinimit, meqenëse kapacitetet edhe këtu në ‘1 Tetori’ por, edhe në qendrat kryesore të mjekësisë familjare nëpër regjione ekzistojnë kapacitet për ta bërë këtë vaksinim. Pra, sa më parë të jetë e mundur edhe ata ta marrin vaksinën që ta kenë mbrojtjen e nevojshme... Duhet kujdes sa më i madh nga gjithsecili prej nesh që në radhë të parë ta mbrojmë veten e ta mbrojmë njëri-tjetrin, pra t’i respektojmë masat”, u shpreh ajo.

Edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se janë të angazhuar që sa më parë të sigurojnë kontingjentin e radhës me vaksina.

Përveç vaksinimit, ai tha se janë të domosdoshme edhe masat, në mënyrë që të parandalohen sëmundjet e tjera dhe njëkohësisht t’i jepet frymë ekonomisë dhe aktiviteteve tjera të shoqërisë.

Vitia: Më 8 dhe 9 prill fillon vaksinimi i të moshuarve mbi 80 vjeç, shumë shpejt e kemi edhe kontingjentin e radhës

“Deri më tani janë vaksinuar mbi 3 mijë e 100 personel shëndetësor. Nga data 8 dhe 9 e këtij muaji do të fillon edhe vaksinimi i personave mbi moshën 80 vjeçare. Procesi është duke shkuar jashtëzakonisht mirë, është bërë edhe shpërndarja nëpër komunat respektive, dhe qendrat e vaksinimit nëpër këto komuna po vazhdojnë njësoj që të bëjnë vaksinimin e stafit mjekësor nëpër komunat përkatëse. Ne nga dita e parë kemi intensifikuar përpjekjet tona për sigurimin e vaksinave dhe presim shumë shpejt që ky kontingjent të vijë”, tha Vitia.

Ministri Vitia tha se vaksina AstraZeneca është e sigurt, pasi nga ata që janë vaksinuar deri më tash nuk është parë asnjë efekt anësor që do të linte hapësirë për hezitim.

Vitia: Vaksina është e sigurt, mos hezitoni ta merrni

“Deri tani sipas informacioneve që i kemi, vaksina është e sigurt, nuk ka aspak efekte serioze në asnjë prej atyre që e kanë marrë vaksinën. Prandaj, mos hezitoni, as nga personeli shëndetësor, as nga qytetarët tjerë, sepse nuk ka asnjë arsye për të mos marrë vaksinën, përkundrazi vaksina do të an e lehtësojë edhe jetën tonë të përditshme”, theksoi ai.

Vitia bëri të ditur se plani i vaksinimit është hartuar me përpikëri, teksa shtoi se kur të vijë kontingjenti i radhës i vaksinave brenda një kohe të shkurtër do të bëhet edhe aplikimi i tyre tek qytetarët.

Osmani e Vitia vizitojnë sallën “1 Tetori” ku po bëhet vaksinimi i punëtorëve shëndetësor

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia kanë vizituar sallën “1Tetori në Prishtinë”, në të cilën po bëhet vaksinimi kundër Covid-19 punonjësve shëndetësor.

Në këtë qendër deri më tani janë vaksinuar mbi 3 mijë punonjës, ndërsa të martën ka filluar edhe vaksinimi i stafit mjekësor të FSK-së.

Zbatimi i vendimit për masat e reja do të nisë nesër.

Kurse kujtojmë se sot Osmani pranoi zyrtarisht detrën e Presidentes së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat