“U ringjall amaneti i të rënëve”, presidentja “bombardohet” me komente - ja çka i shkruajnë qytetarët

Aktuale

“U ringjall amaneti i të rënëve”, presidentja “bombardohet” me komente - ja çka i shkruajnë qytetarët

Nga: N. H Më: 7 prill 2021 Në ora: 09:45
Vjosa Osmani dhe Glauk Konjufca

Doli si më e votuara në zgjedhjet e 14 Shkurtit në Kosovë. Ndërsa, nuk shkoi gjatë dhe Vjosa Osmani dje edhe zyrtarisht ka pranuar në një ceremoni në sheshin “Ibrahim Rugova” në kryeqytet, detyrën e re të presidentes së Kosovës.

Këtë detyrë asaj ia ka dorëzuar kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i cili për pak ditë ishte ushtrues detyre i presidentit.

Kujtojmë që Osmani u zgjodh Presidente e vendit të dielën që lamë pas me 71 vota pro.

Image

Në një postim në Facebook, Osmani ka shpërndarë fotografitë nga ceremonia teksa ka shkruar “Faleminderit Kosovës”.

Mirëpo, ky postim i të parës së shtetit të Kosovës, ka marr shumë pëlqime dhe komente.

Qytetarët e Kosovës, thonë se ndihen shumë të lumtur, që në krye të shtetit është Vjosa Osmani.

Image

Ata madje, konsiderojnë se pas kësaj ngjarje që ndodhi të dielën mbrëma, edhe amaneti i të rënëve për lirinë e Kosovës është ringjallur.

“Kosova e gëzoftë çdo ditë sa më bukur udhëheqjen tënde. Urime e suksese Presidentja e jonë, të priftë e mbara. Kështu është kur punohet pastër dhe drejtë. Shpresa e popullit Vjosa dhe Albini”, shkruajnë komentuesit në postimin e Osmanit.

Image

Në vazhdim ju sjellim disa nga komentet:

Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat