“I kam çu mesazh, rri rahat dhe mos e tepro”, Ramush Haradinaj e sfidon edhe njëherë Albin Kurtin

Aktuale

“I kam çu mesazh, rri rahat dhe mos e tepro”, Ramush Haradinaj e sfidon edhe njëherë Albin Kurtin

Nga: P.R Më: 7 prill 2021 Në ora: 20:08
Albin Kurti dhe Ramush Haradinaj

Qeveria e Kosovës e cila udhëhiqet nga Albin Kurti, të hënën mori masa të reja kundër përhapjes së COVID-19.

Ndër masat e reja, është edhe ajo e cila ndalon grumbullimin e më shumë se 10 personave.

“Ndalohen të gjitha grumbullimet me rrezikshmëri të lartë të shpërndarjes së infeksionit, me më shumë se 10 persona, (mbledhjet, seminaret, trajnimet, homazhet). Përjashtimisht, pavarësisht numrit të personave mbajtja e të pames dhe dasmave ndalohet”, thuhet në njerën ndër masat e marra nga Qeveria Kurti.

Por këtë nuk vendim të Qeverisë nuk e ka përfillur fare Ramush Haradinaj.

Ai sot ka tubuar të rinjtë e AAK-së, të cilët shihen në numër të madh dhe pa asnjë maskë, duke mos respektuar as distancën.

“Me Aleancën u rritën, me Aleancën vazhdojnë! Kënaqësi të takoj brezin e ri dhe të mesëm të kuadrove politike që u formuan në Aleancë. Përkrahja dhe mbështetja e tyre është shumë domethënëse për organizatën. Derisa të tjerët kanë arrogancën e numrave, ne kemi cilësinë e kuadrove dhe program të qartë se çka dëshirojmë për kombin, shtetin e familjen! Vazhdojmë bashkë!”, ka shkruar Ramush Haradinaj, përcjellë “Bota sot”.

Kujtojmë se mbrëmë Ramush Haradinaj deklaroi se është detyruar që t’i dërgojë mesazh Albin Kurtit.

“E vërteta flet ndryshe, ka ardh një deputet ka kërku takim, tha ma kanë torturu gjysmën e familjes, m’i ka bind, duke ju thanë kqyre qa po hupni, ajo tjetra e boni, ajo e meçme, ju cka po hupni. Ka pas presion edhe te deputetë tjerë të Aleancës. Ka pas shumë presion serioz të krijimit të një klime përrreth se duhet ta qitësh votën, se do t’i ki këto beneficione. Pas këtyre gjërave që i bënte ai, jam detyruar që t’i dërgoj mesazh përmes njerëzve duke i thënë a po rrin rehat, mos e tepro”, deklaroi mbrëmë Ramush Haradinaj.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat