S’ka kohë për të humbur/Shefi i BE-së tregon se e kanë ftuar Kurtin për vizitë në Bruksel

Aktuale

S’ka kohë për të humbur/Shefi i BE-së tregon se e kanë ftuar Kurtin për vizitë në Bruksel

Më: 8 prill 2021 Në ora: 22:44
Tomas Szunyog dhe Albin Kurti

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka thënë se kryeministri Albin Kurti, është ftuar zyrtarisht që ta vizitojë Brukselin për një takim bilateral.

“Ka tashmë ftesë zyrtare për kryeministrin Kurtin që ta vizitojë Brukselin në kuptimin bilateral dhe shpresojmë që kjo vizitë të ndodh së shpejti, si dhe të vijë Kurti e të diskutojmë se si të vazhdojmë me dialogun. Prapë, besojmë që të mos jetë diçka që të shtyhet apo të vonohet, sepse nuk ka kohë për të humbur”, tha ai.

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, tha se shpresojnë që ky takim bilateral të bëhet në javët në vazhdim.

“Ne po shpresojmë që të bëhet në javët në vijim ky takim bilateral”, tha ai.

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, ka folur edhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai beson se marrëveshja mes dy vendeve mund të arrihet brenda ca muajve, nëse të dy palët negociojnë me seriozitet.

“Ne në BE jemi thjesht lehtësues të këtij dialogu. Ne besojmë që mundemi të arrijmë relativisht shpejt në marrëveshjen gjithëpërfshirëse, ligjërisht obligative që do të zgjidhte të gjitha çështjet e hapura. Varet nga dy palët. Mund të bëhet brenda ca muajsh, sigurisht jo 10 vjet. Por, varet nga gatishmëria, vullneti e përgatitja e dy palëve", tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat