Ish-ambasadori: VV ka bërë opozitë me 14 deputetë, këto partitë tjera i kanë 40

Aktuale

Ish-ambasadori: VV ka bërë opozitë me 14 deputetë, këto partitë tjera i kanë 40

Më: 8 prill 2021 Në ora: 22:46
Bernard Nikaj

Ish-ambasadori i Kosovës në disa shtete europiane, Bernard Nikaj, ka thënë se Albin Kurtit po i mungon një opozitë konstruktive dhe se ai nuk po sfidohet.

Nikaj tha se partive opozitare po iu mungon edhe një qëllim i ekzistencës dhe nuk po kanë asgjë me të cilën mund të kritikojnë qeverinë.

“Sot Kosova nuk po ka opozitë. Me 14 shkurt LDK e ka prekur fundin dhe tani është drejt një reformimi, i cili nuk dihet se sa do të zgjasë. PDK e ka humb qëllimin e ekzistencës”, tha ai.

Tutje, Nikaj tha se bërja e opozitës është e mundur përkundër shumicës që ka VV në Kuvend.

Ai argumentoi se VV i ka pasur shumë më pak deputetë vitet e kaluara dhe përsëri ka qenë një opozitë e fortë me të cilën ka arritur të ndryshojë politikbërjen dhe mendimin publik.

“VV ka bërë opozitë me 14 deputetë. Këto partitë tjera i kanë 40. Andaj nuk është se nuk kanë numra. Por ju mungojnë shumë elemente për të qenë konstruktiv”, shtoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat