Ish-komandanti i Koshares: Nuk besoj që Vjosa Osmani ka neveri prej UÇK-së

Aktuale

Ish-komandanti i Koshares: Nuk besoj që Vjosa Osmani ka neveri prej UÇK-së

Më: 9 prill 2021 Në ora: 23:49
Hisen Berisha

Ish Komandanti i UÇK-së në Koshare, Hisen Berisha, ka thënë në 22-vjetorin e kësaj ngjarjeje se të gjitha ata që e kanë bërë këtë betejë kanë qenë duke luftuar nën emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“UÇK ishin të gjitha brigadat. Nuk ka pasë kurrë ndarje në UÇK. UÇK ka qenë një dhe unike. Dallimin mund ta ketë përbërë vija mobilizuese nga Ministria e Mbrojtjes. Kemi pasë një mision: lufta për çlirimin e Kosovës”, ka thënë Berisha.

Berisha është shprehur se kritikat ndaj Presidentes Vjosa Osmani se nuk e përmendi sot UÇK-në janë pa vend.

“Nuk dua ta paragjykoj si ndonjë averzion [neveri] ndaj UÇK-së sepse nuk besoj që ta ketë një të tillë. Edhe ajo e ka përjetuar okupimin dhe është presidente e një vendi në themelet e të cilit qëndron UÇK dhe lufta çlirimtare që kemi bërë. Nuk ka krim më të madh për historinë sesa tendenca për të krijuar përçarje mbi vlerën që duhet të na mbajë unik”.

“Kosharja ka përçuar mesazhin e unitetit. Nuk mund të jenë me vend kritikat. Nëse Presidentja e ka këtë averzion e ka shumë gabim. Nuk besoj se e ka. Asnjë shqiptar nuk duhet të ketë averzion ndaj UÇK-së. 9 prilli ka vënë themelet e Kosovës si shtet i lirë dhe demokratik”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat