Nepotizmi në qeveri: Ish-kandidati për deputet tregon nëse do të largohet nga Vetëvendosje

Aktuale

Nepotizmi në qeveri: Ish-kandidati për deputet tregon nëse do të largohet nga Vetëvendosje

Nga: N. H Më: 10 prill 2021 Në ora: 08:35
Liri Loshi

Ish-kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Liri Loshi, përmes një shkrimi në Facebook, ka reaguar përsëri duke thënë se nuk i ka thënë “puna mbarë pa mua” VV-së, por këtë e ka thënë për nepotizmin.

Loshi tregon se nuk ka hyrë në Lëvizjen Vetëvendosje me synim të ndonjë posti politik, përcjell “Bota sot”.

Tutje, ai ka theksuar se edhe nëse del nga kjo parti, prapë Vetëvendosjen do ta përkrah, dhe jo një subjekt tjetër politik.

Ja shkrimi i tij:

Puna mbarë pa mua, nuk i thashë Vetëvendosjes, por nepotizmit

Shumë vite më parë një minsitër i LDK-së e pat bërë këshilltar vëllaun e vet! Meqë vëllai i minsitrit që drejtonte shëndetsinë, ishte mjek, me një kallabllak titujsh kuptohet, askush nuk mund ta akuzonte atë për mungesë ekspërtize në shëndetësi!

Problemi pra, është si të gjendet për këshilltar dikush që nuk e ke familje, apo që nuk është familjar i një funksionari tjetër të lartë. Në popull, pa dalë hiç nga partia, ka ekspertë të të gjitha fushave që mund t’iu besohet jo vetëm për ekspërtizë, por edhe për lojalitet.

Djalit të Sami Lushtakut, për shembull, askush nuk mund t’i bëjë verejtje për kompetencën e tij si pëfaqësues i popullit në parlament. Po nese dikush mundohet të na e shesë si fakt se djali i gjeneralit është absolutisht më i miri nga gjenetatat e reja për deputet, unë këtë fakt nuk e blej. As motrës së Ganimete Musliut, mbase nuk mund t’i bëhet verejtje për inkompetencë në diplomaci. Çështja është se ku u gjet me qenë bash motra e deputetes?! As djalit të Fatmir Limajt që ai e kishte punësuar në minsitrinë e NISMES, nuk mund t’i thoshe i paditur. Problemi ishte pse ai ishte bash djali i Fatmir Limajt. Pra, pse bash ai dhe jo dikush tjetër nga NISMA që do të kish të njëjat kompetenca, të njëjtit aftësi.

Ka edhe plot shembuj të tjerë, por mos të ju lodh më shumë. Janë gjera që na kanë gërditur pushtetarët dhe pushtetin për gjithë ato vite që kanë qenë aty. Diçka e tillë jo se jo, por as diçka e ngjashme nuk guxon ta perseris pushteti i Vetëvendosjes. Përmbahuni nga subjektivizmi, nga supërndieshmëria pse një familjar i juaj nuk e ka pozitën që e meriton, sepse si ai ka edhe qindra të tjerë, me siguri. Dhe, problemi i vendosjes së njerëzve në pozitat adekuate nuk fillon të zgjidhet duke u nisur nga familja e duke shkuar nga ai më i largëti, por duke e bërë pikërisht të kundërtën, pra duke zgjedhur ata që nuk i ke familje, por që janë shquar qoftë me kontributin politik, qoftë me ekspërtizën e tyre profesionale.

Ne duhet të tregojmë se jemi ndryshe, pra se jemi më të mirë dhe se nuk do të ecim tutje me mentalitet të ngjashëm të atyre që i kemi kritikuar. Dita e mirē fillon me mëngjesin dhe ne duhet të kujdesemi që mëngjesi ynë të jetë i mirë.

Dhe në fund, nuk kam jam tërhequr nga Vetëvendosje as ndërmend të tërhiqem s’e kam. Nëse një ditë do të largohesha nga politika, këtë do të mund ta bëja për shkak se teshat e politikës për mua janë pak të ngushta. Nuk largohem për devijimet që unë i perceptoj e për të cilat nuk kam përgjegjësi. Unë jam në politikë për të kontribuar që ato të mos ndodhin. Dhe, kjo ishte ajo çfarë kisha për qëllim të bëja edhe dje me postimin tim. Puna mbarë pa mua, i thashë nepotizmit, jo Vetëvendosjes.

Nuk kam hyrë në Vetëvendosje me synim të ndonjë posti politik. Kush e thotë këtë genjen. Prandaj, edhe nëse dal nga Vetëvendosja, prapë Vetëvendosjen e përkrah dhe jo një subjekt tjetër politik. Gjerat që ndodhin në institucione publike e që nuk më pëlqejnë, do t’i them hapur, pa ngurruar hiç. Edhe ju jepeni fjalën tuaj dhe arguementet që keni këtu publikisht. Privatisht mos me shkruani. As për qortim as për inkurajim. Sepse, nuk me qortoni dot. Nuk me disiplinoni dot. Nuk më dekurajoni dot. Nuk më inkurajoni dot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat