Efekti i mbylljes, rritet çmimi i makiatove në Vushtrri

Aktuale

Efekti i mbylljes, rritet çmimi i makiatove në Vushtrri

Nga: N.Sh Më: 10 prill 2021 Në ora: 16:01
Makiato

Pas mbylljes që bëri Qeveria e Kosovës, tashmë ka filluar efekti i shtrenjtimit të makiatove.

Në Vushtrri, deri më tani një makiato e madhe ka qenë 0.50 cent, ndërsa nga dita e nesërme është marr vendim që të rritet çmimi.

Nga nesër, një makiato do të kushtojë 0.70 cent.

Kështu ka njoftuar pronari i njërit prej restoranteve në Vushtrri, Gazmend Hyseni.

“Njoftim, nga data 11.04.2021 ju njoftojmë se çmimi i kafes është 0.70 cent në të gjitha lokalet e Vushtrrisë, ju faleminderit në mirëkuptim”, ka shkruar ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat