Kusari-Lila apelon për vaksinim: Virusi po merr jetë pa dallim moshe dhe gjinie

Aktuale

Kusari-Lila apelon për vaksinim: Virusi po merr jetë pa dallim moshe dhe gjinie

Më: 11 prill 2021 Në ora: 16:18
Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se spitalin asnjëherë nuk e ka shikuar me frikë, por me admirim dhe vlerësim për punën që bëhet aty.

Teksa ka njoftuar se babai i saj 81-vjeçar është vaksinuar kundër Covid-19, Kusari-Lila apeloi tek të gjithë që të vaksinohen pa asnjë hezitim.

“Sot, Babi u kthye në spital ta marrë vaksinën që do të duhej t’ia lehtësonte pleqërinë dhe ta shpëtonte nga virusi që po merr jetë pa dallim moshe dhe gjinie“, u shpreh ajo.

Postimi i plotë:

Arsyeja pse gjithmonë me dashuri dhe respekt i shikoja mantelbardhët ishte se ishim rritur nga një mantelbardhë, Babi pneumoftiziolog Adem Kusari.

Spitalin asnjëherë nuk e kam shikuar me frikë sikur e kanë fëmijët zakon, por me admirim dhe vlerësim për punën që bëhet aty.

Sot si asnjëherë më parë në historinë tonë të re, beteja për jetën dhe shëndetin zhvillohet nën ngarkesën dhe kufizimin e madh aty ku Babi e kaloi jetën e tij, në spitalet anë e mbanë vendit dhe në tërë botën.

Sot, Babi u kthye në spital ta marrë vaksinën që do të duhej t’ia lehtësonte pleqërinë dhe ta shpëtonte nga virusi që po merr jetë pa dallim moshe dhe gjinie.

Erdhi radha e tij si 81 vjeçar të vaksinohet ashtu si do të duhej të vaksinoheshin të gjithë pa asnjë hezitim dhe frikë nga ajo që është i vetmi shpëtim nga pandemia.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat