Dardan Sejdiu kritikon Kurtin për neglizhencën ndaj pandemisë

Aktuale

Dardan Sejdiu kritikon Kurtin për neglizhencën ndaj pandemisë

Nga: D.RR Më: 11 prill 2021 Në ora: 20:02
Dardan Sejdiu

Ish anëtari i Vetëvendosjes dhe PSD-së, Dardan Sejdiu ka hedhur kritika drejt kryeministrit Kurti, për siç thotë ai, neglizhencën ndaj pandemisë.

Sejdiu thotë se për këto katër ditë, Kurti ka postuar statuse çdo ditë për zgjedhjet në Shqipëri, e asnjë lidhur me pandeminë. Ai gjithashtu kritikon edhe presidenten Osmani.

Postimi i plotë:

Per keto 4 dite ne Kosove kane humbur jeten 40 persona per shkak te COVID-19. Ne total sot i kemi 97,966 raste pozitive dhe 1,988 jete te humbura.

Po keto 4 dite, Kryeministri Kurti ka postuar statuse cdo dite per zgjedhjet ne Shqiperi, kurse presidentja Osmani as edhe nje reagim te vetem ne lidhje me situaten e pandemise.

Ministrat e Qeverise dhe deputet e Kuvendit te Republikes sone, shihen ne rruget e Fierit dhe Laçit duke lobuar per kandidatet atje. Disa prej tyre edhe ne plazhet e Durresit dhe ne kafenete e Tiranes.

Nuk kam asgje kunder angzhimit as edhe vizites ne Shqiperi, taman puna, por krejt kjo do te ishte e kuptueshme dhe normale nese do na tregonin se si do i arrijne numrat e premtuar prej 60% te qytetareve te vaksinuar deri me fund te vitit dhe si do ti ndihmojne ekonomine e bizneset e prekura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat