Infektologu Tolaj tregon “sekretin” pse po bie numri i të infektuarve në Kosovë pas masave të qeverisë Kurti

Aktuale

Infektologu Tolaj tregon “sekretin” pse po bie numri i të infektuarve në Kosovë pas masave të qeverisë Kurti

Më: 12 prill 2021 Në ora: 15:26
Ilir Tolaj

Gjatë 24 orëve të fundit, janë raportuar vetëm 345 raste pozitive me koronavirus në Kosovë, duke shënuar kështu rënie të numrit të të infektuarëve në krahasim me ditët paraprake.

Ndërsa, numri i të vdekurve po vazhdon me ritëm thuajse të njëjtë.

Megjithatë, ky trend i numrit të infeksioneve sipas infektologut, Ilir Tolaj, nuk është si pasojë e shtrëngimit të masave.

Ai është shprehur se rënia e numrit është një rrjedhje normale e valës së tretë, e cila po shkon drejt qetësimit.

Tutje ai është shprehur kundër këtyre masave, që sipas tij janë të ngutshme.

“Siç po shihet edhe tash trendi është në rënie te vazhdueshme, andaj këto masa janë të paarsyeshme, aq më parë që përfundojnë aq më mirë është. Rënia e numrit që tash po identifikohet përmes testimeve nuk është pasojë e këyre masave, është një rrjedhje normale e valës së tretë e cila po shkon drejt qetësimit”, thotë infektologu.

“Ajo që do të kishte qenë më e arsyeshme do të ishte që autoritetet vendore dhe MSH të pritnin edhe një javë ta shikonin trendin e rasteve të reja në Kosovë, dhe rrjedhimisht të merreshin masat adekuate”, shprehet Tolaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat