​Haxhiu: Tarifat e përmbaruesve më të lartat në rajon, duhet të ulen

Aktuale

​Haxhiu: Tarifat e përmbaruesve më të lartat në rajon, duhet të ulen

Më: 12 prill 2021 Në ora: 19:57
Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot është takuar me kryetarin e Odës së Përmbaruesve Privat të Kosovës, Arben Gashi, ku kanë diskutuar për ndryshimet e nevojshme ligjore.

Si dhe mundësinë për të bërë një analizë të mirëfilltë financiare lidhur me përmbarimin.

Sipas një komunikate të MD-së, është diskutuar nevoja për ndryshimin e ligjit për procedurën përmbarimore si dhe nevojën për rishqyrtimin e tarifave të përmbaruesve për të cilat ministrja tha se konsiderohen më të lartat në rajon dhe se duhet të ulen.

Haxhiu theksoi se mbetet e përkushtuar për të ofruar mbështetjen e nevojshme në forcimin e mbikëqyrjes së profesioneve të lira në përgjithësi, duke fuqizuar edhe rolin e ministrisë dhe departamentit përkatës në këtë drejtim dhe po ashtu për angazhimin dhe ofrimin e shërbimeve cilësore dhe transparente për qytetarët e vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat