Ambasada e Francës deklarohet rreth kontingjentit të dytë të vaksinave që do të vijnë në Kosovë

Aktuale

Ambasada e Francës deklarohet rreth kontingjentit të dytë të vaksinave që do të vijnë në Kosovë

Më: 13 prill 2021 Në ora: 20:13
Vaksina

Ambasada e Francës në Kosovë e ka mirëpritur paralajmërimin se një sasi tjetër e vaksinave anti-COVID-19 do të arrijë në Kosovë, duke theksuar se kjo do të jetë e mundur edhe falë mbështetjes së Francës.

Ambasada përmes një pulbikimi në Facebook ka deklaruar se situata me COVID-19 do të përmirësohet gradualisht.

“Ardhja e dozave të para të vaksinave  nga COVAX, me mbështetjen e Francës  dhe Team Europe, si dhe paralajmërimi i kontigjenteve të reja që do të vijnë është një lajm i shkëlqyeshëm për Kosovën. Situata do të përmirësohet gradualisht, por nuk është ende koha të jemi të shkujdesur: ne ende duhet t’i respektojmë masat parandaluese dhe masat tjera kundër Covid-19. Të vazhdojmë kështu së bashku edhe pak kohë në mënyrë që të gjitha përpjekjet tona të shpaguhen”, thuhet në publikimin e ambasadës në Facebook.

Kosova do të sigurojë mbi 100,000 vaksina kundër koronavirusit Pfizer/BioNTech deri në fund të qershorit.

Kosova, në fund të muajit të kaluar, ka marrë 24,000 doza të vaksinës AstraZeneca, përmes COVAX-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat