Degradohet drejtori i Departamentit të Shërbimeve Mbështetëse i Policisë së Kosovës, Hamdi Hyseni

Aktuale

Degradohet drejtori i Departamentit të Shërbimeve Mbështetëse i Policisë së Kosovës, Hamdi Hyseni

Më: 14 prill 2021 Në ora: 18:32
Hamdi Hyseni

Tjetër largim ka ndodhur sot brenda Policisë së Kosovës në kuadër të reformave që janë duke u bërë brenda këtij institucioni të zbatimit të ligjit.

Burime të io, kanë bërë të ditur se sot është marr vendimi që Hamdi Hyseni të largohet nga Departamenti i Shërbimeve Mbështetëse dhe të kthehet në pozitën që e ka mbajtur më herët si Drejtor i Financave.

Ndërkohë dje është larguar nga pozita që mbante Kadri Arifi, pas degradimeve që ndodhën javën e kaluar të komandantit të Policisë në Rajonin e Ferizajt, Emin Beqiri dhe Drejtorit të departamentit të Policisë Kufitare Shaban Gruda.

Përkundër që Policia e Kosovës është konsideruar në vijimësi si një ndër institucionet më të besuara në vend, në opinion është përfolur edhe për persona të paprekshëm brenda policisë, të cilët në disa raste kanë qenë të mbështetur nga politika dhe në disa raste tjera të dyshimta për përfshirje në vepra kriminale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat