Kurti i reagon Baton Haxhiut, kërkon të mos dal kurrë publikisht

Aktuale

Kurti i reagon Baton Haxhiut, kërkon të mos dal kurrë publikisht

Nga: N.Sh Më: 14 prill 2021 Në ora: 19:07
Baton Haxhiu

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti ka reaguar ndaj gazetarit Baton Haxhiu i cili ka folur për trafikimin e qenieve njerëzore ose skllavërinë seksuale në një emision televiziv.

Ndaj gjuhës së Haxhiut deputetja Kurti ka reaguar, pasi që, sipas tij, ai ka thënë se bëhet dhuratë me qenie njerëzore.

“Pra vendet shqiptare janë ekzotike dhe në emër të tyre flet Batoni, shqiptarët janë egërsira, dhe kidnapimi i njerëzve është transparent, mundet me u bë live nëpër emisione”, shkruan deputetja në Facebook.

Ajo tutje shprehet se, Haxhiu duhet të kërkoj falje dhe mos të prezantohet kurrë më.

Reagimi i saj:

Ajo që quhet kidnapim

Baton Haxhiu thotë deklarata që rrokin veprën më të rëndë penale, trafikimin me qenie njerëzore ose skllavërinë seksuale. Kalojnë shumë orë, asnjë kërkimfalje. Qysh bëhet dhuratë një qenie njerëzore dhe qysh thuhet kjo publikisht?

Pra vendet shqiptare janë ekzotike dhe në emër të tyre flet Batoni, shqiptarët janë egërsira, dhe kidnapimi i njerëzve është transparent, mundet me u bë live nëpër emisione.

Batoni e ka veç një shprehje: "ajo që quhet". Dikush t'i thotë atij që quhet gazetar që gratë nuk janë prona e askujt. Ti nuk e posedon asnjë. Pas deklaratave të tilla kërkohet falje, duke mos u prezantuar kurrë në jetë më.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat